Psikolog Qendra e Rezilineces Kurbin

  • Location:
  • Salary:
    negotiable / YEAR
  • Job type:
    FULL_TIME
  • Posted:
    2 months ago
  • Category:
  • Deadline:
    29/08/2024

JOB DESCRIPTION

 

Qëllimi i Pozicioit të Punës

Psikologu në këtë vend pune është përgjegjës për dhënien e shërbimeve psikologjike të tilla si vlerësimi psikologjik, këshillimi dhe terapia e në të njëjtën kohë do të ofrojë konsulta dhe këshilla në mbështetje të kujdesit psikologjik, sjelljes dhe mirëqenies e zhvillimit të fëmijës me aftësi të kufizuar dhe familjes së tij. Ai do të punojë si pjesë e ekipeve me profesionistë të tjerë në hartimin dhe zbatimin e planit individual të fëmijës duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në sjelljen dhe përjetimin emocional të fëmijës dhe familjes, duke përdorur strategji ndërhyrjeje në përputhje me vlerësimin e kryer.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Advertisement
  • Vlerëson aspektet konjitive, emocionale, sociale, ndërpersonale, nivelin e pavarësisë, aftësive të vetë ndihmës dhe funksionimin në komunitet të individit, në përputhje me kriteret e ICF-së dhe etikën e standardet në vlerësim.
  • Diagnostikon, ekzaminon çrregullimet dhe vonesat zhvillimore në bashkëpunim me profesionistët e tjerë.
  • Kryen vlerësime të ecurisë/progresit të fëmijës.

 

  • Kryen vlerësime të familjes për të identifikuar nivelin e përshtatjes, përballimit dhe stresit tek familja, stilin e komunikimit të prindërve/personit kujdestar dhe cilësinë e marrëdhënies, stilet e përballimit të situatës nga prindi, përgjigjes emocionale dhe përballimit të vëllezërve dhe motrave, nivelit të mbështetjes së prindit, shëndetin mendor dhe fusha të tjera të ngjashme.
  • Bën vlerësim të sjelljes funksionale të fëmijës. Në bazë të këtij vlerësimi harton ndërhyrjet për sjelljet sfiduese.
  • Harton planin e zhvillimit personal dhe planin e zhvillimit të familjes në bashkëpunim me ekipin dhe profesionistë të tjerë.
  • Kryen konsulta/këshillime me vetë fëmijët, stafin, familjen, si dhe personat e entitetet e interesuara.
  • Realizon ndërhyrje dhe punë të drejtpërdrejtë terapeutike duke përdorur strategji të ndryshme trajtimi për rritjen e vetë vlerësimit, vetë kontrollit, pavarësisë personale si dhe mirëqenien psikologjike të fëmijës.
  • Mbështet dhe nxit sjelljen pozitive të fëmijës përmes programeve/strategjive të mbështetjes së sjelljes.
  • Zhvillon programe për individë dhe grupe që synojnë reduktimin e izolimit, nxitjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve, trajnimin e aftësive si dhe programe të tjera të ngjashme në dobi të fëmijës, familjes dhe komunitetit.

 

Advertisement
  • Mbështet familjen e fëmijës duke punuar direkt me familjen dhe persona të tjerë të rëndësishëm në jetën e fëmijës duke i ndihmuar të kuptojnë nevojat emocionale dhe sociale të fëmijës, të njohin nivelin zhvillimor të tij, reduktimin e izolimit të familjes, mundësi për të mbështetur vëllezërit dhe motrat, fuqizim të familjes për të kërkuar të drejtat e veta, si dhe krijimin e lidhjeve me persona të interesuar (vullnetarët).
  • Mbështet realizimin e aktiviteteve psiko sociale në dobi të gjithëpërfshirjes së fëmijës me aftësi të kufizuar në komunitet.

Vleresime Specifike te fushës

  • Kryen teste inteligjence per përcaktimin e koeficientit te inteligjencës.
  • Kryen teste te vizatimit per përdorues te vecante.
  • Kryen teste vizualo-motore per vlerësimin e aftësive shkollore.
  • Ben teste psikologjike per persona me probleme te renda emocionale

Ofron trajtimin terapeutik dhe psikoterapeutik per përfituesit e shërbimit

  • Ofron teknika te trajtimit terapeutik per përdoruesit ne baze te PEI ne fushën e konjicionit, te problemeve psikoemocionale dhe probleme te sjelljes.
  • Kryen këshillim psikologjik.
  • Kryen mbështetje emocionale per përdorues qe e kane te nevojshme.
  • Nderhyn ne situata te sjelljes ekstreme nga përdorues te ndryshëm.
  • Jep teknika dhe terapi per modifikimin e sjelljeve jo te përshtatshme.

Kualifikimet dhe Cilësitë e Punonjësit

Advertisement
  • Diplomë e nivelit master në degën e psikologjisë
  • Preferohet të paktën 3 vite përvojë në profesion (punë klinike ose shërbime psiko sociale)
  • Të jetë i liçensuar nga Urdhri i Psikologut.
  • Gëzon integritet individual dhe profesional si dhe pjekuri emocionale
  • Aftësi të mira planifikuese dhe organizative, negociuese dhe në zgjidhjen e konfliktit
  • Aftësi të mira interpersonale e i aftë të punojë me grupe të ndryshme njerëzish në mënyrë profesionale dhe etike
  • Njohuri/pervoje/trajnime mbi Terapine e sjelljes se Aplikuar, Terapine e Zhvillimit dhe te Lojes (e preferueshme).
  • Ka respekt për të drejtat themelore, dinjitetin e fëmijës dhe familjes
  • Ka pasion për punën dhe ndihmën ndaj njeriut
  • Njohuri të mira për të drejtat e fëmijës dhe çështje të mbrojtjes së fëmijës
  • Patentë të klasit B dhe të jetë i gatshëm të ngasë makinën (e preferuar).

 

This job has expired.